Ndërlidhjet

Tunizi: Gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë - 21 militantë të vrarë


Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Libi

Pamje nga një eksplodim i mëparshëm në Libi

Forcat e Tunizisë janë përleshur me militantët, të cilët e kanë sulmuar një kazermë ushtarake afër kufirit me Libinë.

Ministria e brendshme e Tunizisë tha se 21 militantë islamikë janë vrarë sot në luftimet në qytetin Ben Guerdan.

Kjo dhunë u bë në periudhën e shqetësimeve ndërkombëtare në rritje për ekstremistët e Shteti Islamik në Libi.

Qeveria e re demokratike e Tunizisë veçanërisht është e shqetësuar pasi vitin e kaluar në këtë vend janë vrarë dhjetëra turistë në sulmet e ekstremistëve.

Javën e kaluar, forcat e sigurisë së Tunizisë, i kanë vrarë pesë persona të armatosur gjatë përleshjes disa orëshe, pasi ata e kishin kaluar kufirin nga Libia, së bashku me një grup më të madh.

XS
SM
MD
LG