Ndërlidhjet

logo-print

Liderët turq dhe ata të BE-së diskutojnë sot në Bruksel për krizën me migrantë


Arkiv

Arkiv

Liderët e Bashkimit Evropian do të ulen sot me kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davultoglu, në Bruksel, në një samit emergjent, për të trajtuar krizën më të keqe me refugjatë që ka pasur Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pritet që 28 vendet anëtare të BE-së të kërkojnë nga Turqia që ta ngadalësojë rrjedhën e migrantëve që po udhëtojnë drejt Evropës, si dhe t’i kthejë ata që nuk kualifikohen për azil.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte , vend ky që aktualisht e mban rotacionin 6 mujor të BE-së, tha se është optimist se do të arrihet një marrëveshje ndërmjet liderëve të BE-së dhe Ankarasë.

Ndërsa ministri i jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault tha se Evropa ka nevojë që të mendojë për sistemin e vet të kufijëve të hapur.

Vitin e kaluar, më shumë se 1 milionë migrantë kanë hyrë në Evropë ilegalisht, përmes barkave. Shumë prej tyre ishin sirianë, afganë dhe irakianë, që udhëtonin nga Turqia për në Greqi, me shpresën se do të arrinin në shtetet evropiane më në veri.

Në nëntor, Bashkimi Evropian u pajtua me qeverinë turke që Ankaraja ta ngadalësonte rrjedhën e migrantëve, në këmbim të parave. Blloku thotë se Turqia ka bërë progres drejt zbatimit të marrëveshjes, por ankohet për numrin e madh të migrantëve që po ia mësyejnë Greqisë, nga Turqia.

XS
SM
MD
LG