Ndërlidhjet

Hapet xhamia e parë për trupat ushtarake në Gjeorgji


Ilustrim
Ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes e Gjeorgjisë, Tina Khidasheli ka hapur xhaminë e parë për myslimanët të cilët shërbejnë në forcat e armatosura të Gjeorgjisë.

Khidasheli tha gjatë ceremonisë që u mbajt në qytetin perëndimor të Kutaisit se Gjeorgjia është një vend ku liria e besimit fetar është e garantuar me Kushtetutë.

Dy xhami të tjera për personelin ushtarak pritet të fillojnë së funksionuari së shpejti, thotë ajo.

Myslimanët përbëjnë rreth 10 për qind të popullsisë së Gjeorgjisë. Por, shumë prej tyre janë ankuar për barrikada dhe madje edhe armiqësi ndaj përpjekjeve për të ndërtuar xhami ose për të hapur shkolla islamike në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG