Ndërlidhjet

Kroacia mbështet formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës


Forca e Sigurisë së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës

Kroacia është e gatshme ta ndihmoj Kosovën rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, ka deklaruar sot në Prishtinë, ministri kroat i Mbrojtjes, Josip Buljeviq. Ai është pritur në Prishtinë nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Me këtë rast, Buljeviq tha se angazhohet që të fuqizoj marrëdhëniet me Kosovën.

“Së bashku ne mund të promovojmë idenë e demokracisë, stabilitetit dhe paqes", tha ai, duke premtuar përkrahjen e Kroacisë për Kosovën në të gjitha përpjekjet ndërkombëtare.

“Mund të shoh se është bërë avancim i mirë në FSK-së dhe ajo se çfarë mund të them në emër të shtetit tim, është që ne vërtet dëshirojmë që transformimi (nga FSK ne Forca të Armatosura) të ndodhë sa më shpejt dhe mendoj që Forcat e Kosovës janë kualitative”, tha Buljeviq.

Ndërkohë, ministri i FSK-së në Qeverinë e Kosovës, Haki Demolli, tha se bashkëpunimi ndërmjet dyja vendeve do të zgjerohet në të ardhmen.

“Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë e ka përkrahur dhe është duke e përkrahur me të madhe arsimimin dhe shkollimin e kuadrove ushtarake të Kosovës”, tha Demolli. Sipas tij, Kroacia vazhdon ta përkrahë Kosovën po aq sa edhe Shqipëria si dy vende vëllazërore.

Gjatë kësaj vizite, ministri Buljeviq realizon takime edhe me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Guglielmo Luigi Miglietta dhe udhëheqës të institucioneve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG