Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ofron bazat ajrore në Siri për shpërndarjen e ndihmave


Baza ajrore ruse në Latakia, Siri

Baza ajrore ruse në Latakia, Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se është e gatshme që t’u japë qasje bazave të saj ushtarake në Siri për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se paketat me ndihma mund të mbahen dhe shpërndahen nga baza e saj detare në portin sirian të Tartusit dhe se aeroplanët transportues që i bartin ndihmat mund të zbarkojnë në bazën tjetër ajrore në Latakia.

Ai tha se Rusia është e gatshme të sigurojë edhe makina për shpërndarjen e atyre ndihmave, nga bazat respektive për në zonat ku nevojiten ndihmat.

Në fillim të këtij muaji, ministria ruse e Mbrojtjes përgatiti një listë të zonave në Siri ku besohet se nevojiten ndihmat urgjentisht dhe këtë listë ua dërgoi Kombeve të Bashkuara.

Minstria tha se ndërprerja e armiqësive në Siri kryesisht po respektohet, pavarësisht disa provokimeve.

XS
SM
MD
LG