Ndërlidhjet

Katër gjeorgjianë dënohen se kanë luftuar për Shtetin Islamik


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë komunale në Tbilisi të Gjeorgjisë e ka shpallur fajtor Aiuf Borchashvili, për rekrutim të luftëtarëve për grupin ekstremist, Shteti Islamik, dhe e ka dënuar atë me 14 vjet burg.

Giorgi Khutunishvili dhe Davit Pirisebiya, të cilët u rekrutuan nga Borschashvili për t’iu bashkuar IS-it, u shpallën gjithashtu fajtorë dhe u dënuan me nga 11, respektivisht 10 vjet burg.

Personi i katërt, Giorgi Kuprava mori dënimin për 1 vjet burg, pasi e pranoi se ishte fajtor dhe nënshkroi marrëveshje me hetuesit.

Që të katërt ishin arrestuar në vitin 2015.

Zyrtarët gjeorgjianë njoftuan se më shumë se dhjetë shtetas të Gjeorgjisë i janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG