Ndërlidhjet

New Yorku me rritje rekorde të vendeve të punës


Ilustrim

Ilustrim

New Yorku ka njoftuar sot se shifrat e punësimit të këtij vendi kanë shënuar rritje rekorde prej 4.29 milionë vendeve të punës, me 249 mijë vende shtesë që nga koha kur demokrati progresist, Bill de Blasio, e mori detyrën e të parit të komunës, para dy vitesh.

Shifrat e papunësisë së qytetit kanë rënë për rreth 3 për qind që nga koha e marrjes së detyrës nga de Blasio, në janar të vitit 2014, duke rrëzuar tezat se kryetari i majtë do të ishte “i keq” për biznesin.

New Yorku arriti 107 mijë vende pune shtesë, apo një rritje prej 3 për qind, gjatë periudhë prej 12 muajsh,para janarit.

Rritja më e madhe e vendeve të punës është vërejtur në sektorët e shëndetësisë, asistencës sociale dhe në shërbimet teknike, njofton zyra e kryetarit të New Yorkut.

XS
SM
MD
LG