Ndërlidhjet

Konfirmohet dënimi i personave që rrahën deri në vdekje gruan afgane


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata Supreme e Afganistanit ka konfirmuar dënimin prej 20 vitesh burgim kundër një burri, i cili rrejshëm e kishte akuzuar një grua se e kishte djegur Kuranin.

Kjo akuzë kishte bërë që një turmë e zemëruar ta rrihte deri në vdekje gruan, në afërsi të një faltoreje në Kabul.

Gjykata gjithashtu vendosi dënime nga 10 deri në 20 vjet, kundër 12 individëve të tjerë, të përfshirë në rrahjen brutale, që çoi në vdekjen e Farkhunda Malikzada, një 27 vjeçareje, studente e ligjit islamik, në mars të vitit 2015.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Supreme – shkalla e fundit e apelit në gjykatat afgane – u konfirmua sot nga Basir Azizi, një zëdhënës i Prokurorit të Përgjithshëm të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG