Ndërlidhjet

Letër e hapur për liderët politik, kërkohet lirimi i Savchenkos


Një prej protestave në mbrojtje të Nadiya Savchenko në Zhytomyr, 7 mars 2016

Një prej protestave në mbrojtje të Nadiya Savchenko në Zhytomyr, 7 mars 2016

Më shumë se 200 liderë politik dhe individë të njohur kanë nënshkruar një letër të hapur për liderët evropianë, ku kërkojnë nga ta që të merren “masa emergjente” dhe t’i kërkohet Rusisë që ta lirojë piloten ukrainase, Nadia Savchenko.

Svetlana Alexievich, fituesja e çmimit Nobel në Letërsi, nga Bjellorusia, është në mesin e njerëzve që e kanë nënshkruar letrën, përmes së cilës akuzohen autoritetet ruse se po “përqeshin të drejtat civile, ligjin ndërkombëtar dhe Kushtetutën e vet”.

Savchenko thotë se është zënë në lindje të Ukrainës, në qershor të vitit 2014, përderisa po luftonte me një batalion vullnetar kundër seperatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe se është dërguar ilegalisht në Rusi.

Ajo tani po gjykohet nën akuzat se ka vepruar si vrojtuese, e cila ka diktuar koordinatat për një sulm që la të vrarë dy gazetarë rusë.

Ajo ka lajmëruar grevë urie, duke refuzuar edhe lëngje, më 3 mars, pasi gjyqtari e shtyu gjyqin për një javë, duke mos i lejuar asaj që ta japë deklaratën përfundimtare.

Prokurorët kanë kërkuar që Savchenko të shpallet fajtore dhe të dënohet me 23 vjet burg. Një vendim pritet të merret më vonë gjatë kësaj jave.

XS
SM
MD
LG