Ndërlidhjet

IS planifikon “sulme spektakolare” në Perëndim


Paris

Paris

Shefi i kundërterrorizmit në Britani ka paralajmëruar se grupi militant Shteti Islamik (IS) planifikon “sulme të mëdha dhe spektakolare” në Perëndim.

Mark Rowley ka thënë se Shteti Islamik ka goditur kryesisht simbolet e shtetit, të tilla si ushtria dhe policia, porse tani planifikon sulme më të gjera, të tilla si ato të nëntorit të kaluar në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.

“Është një grup që ka ambicie të mëdha, për sulme të mëdha dhe spektakolare”, ka thënë Rowley.

Ai ka shtuar se policia, për momentin, nuk ka informacione për një sulm të tillë, porse autoritetet duhet të jenë gati për të gjitha mundësitë.

Sulmet në Paris, më 13 nëntor, kanë goditur në një sallë të koncerteve, në një stadium futbolli dhe nëpër bare e restorante.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG