Ndërlidhjet

Koreja e Jugut shpall sanksione të reja kundër Veriut


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Koreja e Jugut ka ndërmarrë sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, për shkak të programit me armë të Phenjanit.

Sanksionet godasin 40 individë dhe 30 subjekte.

Vendimi për sanksione të njanshme kundër Veriut pason një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po ashtu për sanksione të reja kundër Phenjanit.

Ky i fundit, në muajin janar, ka kryer testin e katërt bërthamor, ndërsa muajin e kaluar ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Të hënën, Koreja e Veriut ka kërcënuar me sulme bërthamore Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.

Dy të fundit kanë nisur dje stërvitje ushtarake, më të mëdhatë midis tyre.

Stërvitjet janë një ngjarje vjetore dhe gjithmonë gjenerojnë tensione.

XS
SM
MD
LG