Ndërlidhjet

Në Indi përdhunohet dhe digjet një vajzë 15 vjeçe


Ilustrim

Ilustrim

Një 15-vjeçare ndodhet në gjendje kritike në një spital të Indisë, pasi është përdhunuar dhe djegur.

Policia ka thënë se ka arrestuar një djalë 20 vjeç nën dyshimet se ka përdhunuar dhe i ka vënë flakën vajzës, në fshatin Tigri, pranë Nju Delhit.

Prindërit e vajzës kanë thënë se e kanë gjetur atë me plagë të rënda, pasi e kanë dëgjuar duke bërtitur nga terraca e shtëpisë së tyre më 7 mars.

Incidenti është vetëm njëri nga rastet e raportuara së voni të përdhunimit të grave dhe fëmijëve në Indi.

XS
SM
MD
LG