Ndërlidhjet

Irani teston raketa balistike për të treguar “forcën”


Ilustrim
Ilustrim

Irani ka bërë të ditur se forcat e tij të armatosura kanë testuar disa raketa balistike në gjithë vendin, si pjesë e stërvitjeve ushtarake.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA ka thënë se provat nga Garda Revolucionare kanë për qëllim të tregojnë “forcën parandaluese të Iranit dhe po ashtu aftësinë e Republikës Islamike për t’u përballur me çdo kërcënim”.

Shtetet e Bashkuara, në muajin janar, kanë vënë sanksione të reja kundër 11 kompanive dhe individëve për furnizimin e programit të raketave balistike të Iranit.

Ky veprim ka ardhur gati në të njëjtën kohë kur Uashingtoni ka hequr shumë sanksione kundër Iranit, në kuadër të një marrëveshjeje për frenimin e programit bërthamor të Republikës Islamike.

XS
SM
MD
LG