Ndërlidhjet

Pakistan: Është rritur numri i të vrarëve, ushtria ndërmerr ofensivë


Policë dhe police speciale pakistaneze duke patrulluar në qarkun Çarsada
Policë dhe police speciale pakistaneze duke patrulluar në qarkun Çarsada

Numri i të vrarëve nga sulmi i djeshëm vetëvrasës në hyrje të një gjykate në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka arritur në 17 vetë.

Në mesin e të vrarëve nga eksplodimi në qytetin Shabqadar në qarkun Çarsada, janë dy policë, një police dhe një fëmijë.

Policia tha se numri i të vrarëve është rritur, pasi 6 vetë prej më se 20 të plagosurve, kanë vdekur gjatë natës në spitale.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi që vetveten e qauan, Jamat-ul-Ahrar, i ndërlidhur me talibanët pakistanezë, duke thënë se ishte hakmarrje për varjen e personit, Mumtaz Qadri, i cili javën e kaluar ishte ekzekutuar nga autoritetet, për vrasjen e një guvernatori provincial në vitin 2011.

Qarku Çarsada gjendet në një rajon fisnor pakistanez përgjatë kufirit me Afganistanin.

Ushtria e Pakistanit thotë se ka hyrë në fazën finale të ofensivës kundër militantëve në këtë rajon.

Nga sulmet ajrore gjatë natës që qytetin Shaval, që është bazë e disa grupeve kryengritëse, janë vrarë 21 militantë, ka kumtuar sot qeveria e Pakistanit.

XS
SM
MD
LG