Ndërlidhjet

Iran: Sanksionet nuk e ndalin programin e raketave balistike


Pamje nga lansimi i një rakete balistike të Iranit në muajin tetor të vitit të kaluar
Pamje nga lansimi i një rakete balistike të Iranit në muajin tetor të vitit të kaluar

Televizioni shtetëror i Iranit ka raportuar se është lansuar raketa me rreze të mesme veprimi e tipit, Qiam 1, dhe se prova është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Komandanti i krahut të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hajizadeh, tha se sanksionet nuk do ta ndalin Iranin në zhvillimin e raketave balistike, të cilat shihen si bazë e kapaciteteve konvencionale mbrojtëse të veta.

Shtetet e Bashkuara, në muajin janar, kanë imponuar sanksione të reja kundër 11 kompanive dhe individëve për furnizimimin e programit balistik raketor të Iranit.

Ky zhvillim ishte bërë pothuajse në të njejtën kohë kur Uashingtoni i tërhoqi shumë sanksione kundër Iranit, në kuadër të marrëveshjes ndërkomnbëtare për kufizimin e programit atomik të Iranit.

Irani ka kryer test të raketës balistike të udhëzuar me precizitet, që ka kapacitet për bartje të kokës atomike, që paraqet shkelje të ndalesës së Kombeve të Bashkuara, nga muaji tetor.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se prova paraqet shkelje të “obligimeve ndërkombëtare” të Iranit.

XS
SM
MD
LG