Ndërlidhjet

WADA: “Tmerrim” me akuza të reja për doping në Rusi


Craig Reedie

Craig Reedie

Agjencia Botërore Kundër Dopingut (WADA) mbrëmë ka shprehur “tmerrim” për zbulimet e reja për shkelje të mundshme ruse kundër dopingut, të paraqitura në një program dokumentar të telvizionit gjerman, ARD.

Ky program ka pretenduar se trajnerët rusë, që ishin pezulluar vitin e kaluar për shkak të shkeljeve të dopingut, ende punojnë, ndërsa të tjerët vazhdojnë tu japin atletëve substanca të ndaluara.

Vitin e kaluar, Rusia ishte pezulluar nga garat ndërkombëtare atletike në shtigje dhe fushë, pas raportit ku zbulohej mashtrimi dhe korrupsioni i përhapur.

Tash Moska duhet të paraqes dëshmi se po lufton kundër dopingut, nëse shpreson për tërheqje të pezullimit dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike në Brazil, në shtator të këtij viti.

“Në kohën kur besimi në sport është shumë i vogël, këto pohime problematike nuk do të ndihmojnë në përforcimin e besimit në sistemin rus kundër dopingut”, tha presidenti i WADA-s, Craig Reedie.

XS
SM
MD
LG