Ndërlidhjet

OKB: Shqetësim me politikat e ashpra evropiane për azil


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thotë se është i shqetësuar me politikat e ashpra evropiane për azil, me retorikën në rritje kundër refugjatëve dhe sulmet kundër migrantëve.

Gjatë vizitës së sotme në Berlin të Gjermanisë, Ban Ki-moon, tha se “partitë politike nacionaliste ekstreme të krahut të djathtë po e nxisin situatën, ku ne duhet të kërkojmë zgjidhje, zgjidhje harmonike në bazë të përgjegjësive tona të përbashkëta”.

Duke folur pas takimit të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel, zoti Ban, po ashtu, theksoi se është “thellë i brengosur për rritjen e retorikës kundër migrantëve dhe refugjatëve dhe nga sulmet e dhunshme kundër këtyre komuniteteve”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se Bashkimi Evropian “mund të bëjë më tepër” në krizën e migrantëve.

Bashkimi Evropian, që përbëhet nga 28 shtete anëtare, është thellësisht i përçarë lidhur me qasjen ndaj fluksit të njerëzve, që kërkojnë siguri dhe jetë më të mirë, raporton agjencia AP.

XS
SM
MD
LG