Ndërlidhjet

Nikolliq: Referendumi për NATO-n i domosdoshëm, por nuk do të kaloj


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se në Serbi do të ishte i domosdoshëm referendumi për hyrjen e mundshme në NATO, por ka shprehur dyshim se ai do të kalonte.

“Për neve nuk është i domosdoshëm referendumi për marrëveshje të ndryshme, por për çështjen e hyrjes së mundshme në NATO, do të ishte i domosdoshëm”, i tha Nikolliq agjencisë ruse të lajmeve, TASS, dhe ka shtuar se ai preferon “që kjo çështje të jetë në referendum, por ajo nuk mund të kaloj”.

Zoti Nikolliq ka theksuar se në Serbi nuk ka numër të mjaftuershëm të qytetarëve që do të dëshironin që Serbia të jetë anëtare e NATO-s.

XS
SM
MD
LG