Ndërlidhjet

Gjeorgji: Martesa të definohet në mënyrë kushtetuese


Pamje panoramike e kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji
Pamje panoramike e kryeqytetit Tbilisi në Gjeorgji

Kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, thotë se koaliconi qeverisës do ta hartoj propozimin për plotësimin e një amandamenti në kushtetutën e këtij vendi, që martesa të definohet si bashkim i mashkullit dhe femrës.

Kryeministri Kvirikashvili tha mbrëmë se koalicioni qeveritar mbetet i përkushtuar për çrrënjosjen e të gjitha formave të diskriminimit, por theksoi se “një vlerë e tillë e rëndësishme” sikur martesa ndërmjet mashkullit dhe femrës, duhet të përfshihet në Kushtetutën e Gjeorgjisë.

Këto komente të tij u bënë pasi shtetasi gjeorgjian, Giorgi Tatishvili, i ka dërguar kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë për legalizimin e martesës së personave me gjini të njejtë.

Raportohet se në Gjeorgji, ish-pjesë e Bashkimit Sovjetik, në rajonin e Kaukazit, që synon anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndjenjat kundër homoseksualëve mbesin të fuqishme.

XS
SM
MD
LG