Ndërlidhjet

SHBA: U mbajtën zgjedhje partiake presidenciale në katër shtete


Kandidatët presidencialë (nga e majta) Bernie Sanders, Hillary Clinton, Ted Cruz dhe Donald Trump
Kandidatët presidencialë (nga e majta) Bernie Sanders, Hillary Clinton, Ted Cruz dhe Donald Trump

Rrjetet televizive amerikane kanë projektuar se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, dhe ai republikan, Donald Trump, kanë fituar në zgjedhjet partiake presidenciale në shtetin Misisipi, derisa votime të tilla janë mbajtur edhe në tri shtete të tjera gjatë ditës së djeshme.

Këto rrjete, po ashtu, kanë projektuar se Trump ka fituar në Miçigen, derisa demokrati Bernie Sanders, arriti fitore të ngushtë kundër zonjës Clinton, në këtë shtet, ku mund të fitohen shumë delegatë për konventën kombëtare partiake në verë.

Megjithatë, ai mbetet prapa ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në numrin e deritashëm të delegatëve të fituar. Rrjeti CNN ka raportuar se Clinton i ka 1, 234 delegatë, ndërsa Sanders i ka 567 delegatë.

Në pozitë udhëheqëse në garën presidenciale republikane vazhdon të mbetet Donald Trump.

Votime ka pasur edhe në Havai dhe Ajdaho, ku po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.

XS
SM
MD
LG