Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët i sulmuan zyrat qeveritare në Helmand


Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Afganistanit
Pamje e pjesëtarëve të sigurisë së Afganistanit

Militantët talibanë i kanë sulmuar sot herët në mëngjes zyrat qeveritare në provincën jugore afgane, Helmand, ku talibanët po luftojnë kundër forcave qeveritare për muaj të tërë.

Zyrtarët lokalë thanë se janë sulmuar selia e policisë dhe e agjencisë së inteligjencës në vendin Gereshk.

Një zëdhënës lokal në Helmand tha se gjatë sulmit të katër personave të armatosur në selinë e policisë janë vrarë dy policë dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Sipas këtij zëdhënësi, janë vrarë edhe tre militantë, ndërsa i katërti raportohet se ka vazhduar të rezistoj.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët.

XS
SM
MD
LG