Ndërlidhjet

Irak: U rrëzua aeroplani vëzhgues amerikan, ekuipazhi i palënduar


Pamje e një aeroplani ushtarak amerikan
Pamje e një aeroplani ushtarak amerikan

Një aeroplan ushtarak vëzhgues amerikan me katër anëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në Irak, por asnjëri prej anëtarëve të ekuipazhit nuk është lënduar dhe raportet fillestare e përjashtojnë aksionin armiqësor, tha mbrëmë vonë Departamenti amerikan i mbrojtjes.

Komandanti i lartë i Marinës së Shteteve të Bashkuara, John Richardson, i tha së përditshmes, Washington Post, se operacioni i shpëtimit më 5 mars në Irak, kishte filluarme helikopterë ushtarakë nga Irbili, në pjesën veriore.

Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar patën dërguar më tepër ekipe të shpëtimit në Irak, pasi një aeroplan luftarak i Jordanisë u përplas, ndërsa piloti ishte zënë, torturtuar dhe vrarë nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG