Ndërlidhjet

Vdiq producenti i njohur George Martin


Foto e vitit 2002 në të cilën shihet George Martin afër skulpturës së John Lennonit në një park në Havanë të Kubës
Foto e vitit 2002 në të cilën shihet George Martin afër skulpturës së John Lennonit në një park në Havanë të Kubës

Producenti legjendar muzikor britanik, George Martin, i cili grupin The Beatles e ka ngritur në forcën më të rëndësishme botërore të muzikës pop, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

“Zoti e bekoftë Georg Martinin”, ka shkruar në rrjetin Twitter, ish-anëtari i grupit, Ringo Starr, duke njoftuar për vdekjen e producentit.

Për të thuhej se ishte anëtari i pestë i grupit, pasi ai ka shërbyer si producent, bashkëpunëtor dhe mentor i anëtarëve të grupit, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr.

Gjatë karierës së tij 60 vjeçare në industrinë muzikore ai ishte producent i pothuajse të gjitha incizimeve të grupit The Beatles.

XS
SM
MD
LG