Ndërlidhjet

Iran: Testi i dytë i raketave balistike


Lansimi i raketës iraniane të tipit Emad në tetor të vitit të kaluar
Lansimi i raketës iraniane të tipit Emad në tetor të vitit të kaluar

Irani sot i ka lansuar dy raketa balistike.

Mediat iraniane kanë rapoetuar se dy raketa të tipit, Qadr H, janë lansuar nga pjesa veriore e Iranit, dhe ato i kanë qëlluar caqet në juglindje të Iranit, në largësi prej 1,400 kilometrash.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, Fars, ka raportuar se në raketa është mbishkrimi “Izraeli duhet të zhduket”.

Shpallja e testimit të raketave u bë në periudhën derisa zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e viziton Izraelin, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Departamenti amerikan i shtetit e ka kritikuar lansimin e djeshëm të raketës iraniane dhe tha se këtë çështje do ta paraqes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Para dy muajve, Uashingtoni ka imponuar sanksione kundër individëve dhe bizneseve të ndërlidhura me programin raketor iranian, për shkak të provës së kryer të raketës me rreze të mesme veprimi, Emad, në tetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG