Ndërlidhjet

Presidenti serb në Moskë, do të takojë presidentin rus


Tomisllav Nikolliq dhe Vladimir Putin, foto arkivi

Tomisllav Nikolliq dhe Vladimir Putin, foto arkivi

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, e nis sot vizitën dyditëshe në Moskë, gjatë së cilës do të takohet me Partiarkun Kiril të Kishës Ortodokse në Rusi, dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një komunikatë të lëshuar nga Kremlini se gjatë takimit Nikolliq – Putin, do të diskutohet “zhvillimi i partneritetit të ardhshëm ndërmjet dy vendeve, do të shkëmbehen pikepamjet për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në sferën politike, të tregtisë, ekonomike dhe humanitare”.

Sot ndërkaq, Kisha ortodokse ruse pritet që presidentin serb Nikolliq ta nderojë me çmimin e Fondit të Përbashkët të Popujve Ortodoksë.

Rusia është aleate historike e Serbisë dhe deri më tash e ka mbështetur Beogradin në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG