Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë vajza e përdhunar dhe e djegur në Indi


Vendi ku dyshohet se është përdhunar dhe djegur 15 vjeçarja

Vendi ku dyshohet se është përdhunar dhe djegur 15 vjeçarja

Vajza 15-vjeçare, e përdhunuar dhe djegur ditë më parë, ka ndërruar jetë në një spital të Indisë.

Policia ka thënë se ka arrestuar një djalë 20 vjeç nën dyshimet se ka përdhunuar dhe i ka vënë flakën vajzës, në fshatin Tigri, pranë Nju Delhit.

Viktima ishte dërguar në spital, me plagë të rënda nga djegiet në 95 për qind të trupit të saj.

Prindërit e vajzës kanë thënë se i dyshuari e kishte ndjekur atë me muaj të tërë; i ati madje e kishte raportuar përndjekjen te autoritetet e rendit.

Incidenti është vetëm njëri nga rastet e raportuara së voni të përdhunimit të grave dhe fëmijëve në Indi.

XS
SM
MD
LG