Ndërlidhjet

logo-print

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot në mëngjes kanë sulmuar me vezë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherit zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se aktivistët e saj e kanë kryer këtë akt, si "kundërshtim ndaj punës së Qeverisë së Kosovës".

Pas sulmit me vezë ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka reaguar Lidhja Demikratike e Kosovës, të cilit i takon Abrashi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i bën me dije drejtuesve të LVV-së, në të cilët ka investuar aq shumë propaganda serbe pas luftës në Kosovë, se populli i Kosovës me LDK-në dhe forcat tjera çlirimtare e ka mposhtur regjimin serb të Millosheviqit, duke sjellë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, vlera të shenjta të cilat do t’i mbrojë me vendosmëri të paepur edhe nga njerëzit që me ose pa vetëdije, me veprimet e tyre, sot po punojnë në interes të armiqve të Kosovës”, përfundon reagimi.

XS
SM
MD
LG