Ndërlidhjet

Autoritetet gjejnë një foshnje brenda një çante avioni


Ilustrim, foto arkivi
Ilustrim, foto arkivi

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet pasi një foshnje u gjet e fshehur në një çantë, e cila i përkiste një udhëtari në bord të një avioni të Air France.

Kompania franceze tha në një deklaratë se foshnja, e cila kishte udhëtuar me “një të rritur” me Air France nga Stambolli në Paris, nuk kishte biletë për fluturimin.

Air France tha se ka kërkuar “praninë e autoriteteve franceze në avion” menjëherë pas aterimit, për t’u marrë me këtë çështje.

Informacione tjera për foshnjën dhe pronarin e çantës nuk janë bërë publike.

XS
SM
MD
LG