Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje nuk heq dorë nga seancat dhe as veprimet penguese


Pamje nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Pamje nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar vazhdimin e veprimeve të njëjta në Kuvend, duke mos e përjashtuar as përdorimin e gazit lotsjellës, në përpjekje të pengimit dhe bllokimit të seancave plenare.

Paralajmërimet e Vetëvendosjes vijnë në kohën kur dy subjektet tjera opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë paralajmëruar braktisjen e seancave.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi gjatë një konference për media ka deklaruar sot se kundërshtimi do të jetë i njëjtë si në të kaluarën.

“Nuk ka asnjë arsye që metodat tona të ndryshojnë. Opozita do të jetë nesër në parlament dhe kundërshtimet do të vazhdojnë”, ka thënë Çaushi. Sipas tij, mënyra që ka përdorur opozita këta 6 muajt e fundit “është treguar tepër pragmatike dhe tepër legjitime”.

Seanca e radhës së Kuvendit është thirrur për nesër.

XS
SM
MD
LG