Ndërlidhjet

Edhe Maqedonia mbyll kufirin për migrantët që hyjnë nga Greqia


Ilustrim
Ilustrim

Maqedonia prej mbrëmë ka mbyllur kufirin për migrantët që hyjnë nga Greqia.

Vendimi pason atë të autoriteteve sllovene për të mos lejuar hyrjen në territorin e saj të migrantëve që nuk kanë viza të ligjshme për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Në qendrën pranuese në Gjevgjeli për momentin nuk ndodhet asnjë migrant. Por, në qendrën pranuese të migrantëve në Tabanovc, në kufirin me Serbinë, po qëndrojnë mbi një mijë refugjatë, ndërkohë që rreth 400 migrantë të tjerë kanë mbetur për tre ditë të plota të bllokuar në zonën neutrale mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Ata nuk lejohen nga autoritetet serbe të kalojnë në Serbi.

Organizatat humanitare kanë alarmuar se gjendja e këtyre refugjatëve është shumë e rëndë, sepse ata gjenden në ambient të hapur, në të ftohtë dhe në shi.

Autoritetet maqedonase kanë theksuar se Maqedonia do t’i ndërmerr të gjitha masat rreth çështjes së migrantëve në pajtueshmëri me vendimet e BE-së.

XS
SM
MD
LG