Ndërlidhjet

Lavrovi dhe Klimkini bisedojnë në telefon për piloten ukrainase


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Pavlo Klimkin kanë biseduar sot përmes telefonit për rastin e Nadia Savchenkos, pilotes ukrainase, e cila ka hyrë në grevë urie, njoftoi Ministria e Jashtme Ruse, përmes një deklarate.

Lavrov i tha Klimkinit se Rusia është përgatitur që t’i lejojë mjekët ukrainas që ta vizitojnë Savchenkon, e cila po gjykohet në Rusi se ka vrarë dy gazetarë rusë, por, sjellja e saj në gjyq nënkupton se një vizitë e tillë nuk është e mundur.

Savchenko është mirë me shëndet, tha Ministria e Jashtme Ruse, por nuk do të lejohet të pranojë asnjë vizitor deri më 21 mars, kur do të gjykohet.

XS
SM
MD
LG