Ndërlidhjet

Avramopoulos: Posa të përmbushen standardet, Kosova merr librealizimin


Arkiv - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos

Arkiv - Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos

Gjatë një konference për medie në Bruksel, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Çështje të Brendshme dhe të Migracionit, Dimitris Avramopoulos ka bërë të ditur lajmin se Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e viazave për qytetarët e Gjeorgjisë.

Në këtë koncerencë, ai ka folur edhe për progresin e Kosovës në procesin e librealizimit të vizave.

“Kur e kemi miratuar raportin final mbi përparimin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave për udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave, kemi vlerësuar se posa të përmbushen të gjitha standardet e kërkuara, Komisioni do të propozojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjithashtu.”

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Prishtinë dhe më lejoni t’ju them se misioni teknik vlerësues do të jetë në pjesën e dytë të këtij muaji në Kosovë, për të verifikuar me anë të monitorimit të terrenit se sa ka shënuar progres Kosova, dhe sigurisht se do t’u japim udhëzimet e duhura”, ka thënë Dimitris Avramopoulos.

Ai ka shtuar se është i gatshëm që ta vizitojë Kosovën shumë shpejt.

XS
SM
MD
LG