Ndërlidhjet

logo-print

Ministrja gjermane e Mbrojtjes mund ta mbajë Doktoratën e saj


Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen.

Një universitet në Gjermani ka vendosur se Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë mund ta mbajë doktoratën e saj, pavarësisht faktit se disa pjesë të temës së saj, të mbrojtur para 25 viteve, ishin konsideruar si plagjiaturë.

Presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Hanover, Christopher Baum tha sot se një panel ka ardhë në përfundim se nuk ka pasur qëllime hileqare nga ana e ministres Ursula von der Leyen.

Ai tha se “po flasim për gabime, jo shkelje, dhe këtu qëndron dallimi vendimtar”. Ai shtoi se këto gabime nuk e vënë në pikëpyetje vlerën shkencore të temës së ministres.

Von der Leyen, e cila po udhëtonte sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka mohuar akuzat për plagjiaturë.

XS
SM
MD
LG