Ndërlidhjet

logo-print

Rruga e Ballkanit “mbetet e mbyllur përgjithmonë”


Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

E ashtuquajtura rrugë e Ballkanit për në veri të Evropës, e cila është shfrytëzuar nga më shumë se një milion migrantë vitin e kaluar, është mbyllur plotësisht.

Maqedonia, qysh më 7 mars, nuk lejon asnjë migrant të hyjë nga Greqia, ndërsa kufizime të ashpra kanë ndërmarrë edhe Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.

Ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e cila ka nisur e para kufizimet kufitare në rajon, ka thënë se mbylljet e kufijve janë të përhershme dhe se ato do të shpëtojnë Evropën nga kokëdhimbjet e mëtejshme, të shkaktuara nga kriza me migrantë.

“Qëndrimi im është i qartë: rruga e Ballkanit mbetet e mbyllur dhe atë përgjithmonë”, ka thënë Mikl-Leitner për numrin e sotëm të gazetës gjermane “Die Welt”.

“Vetëm një sinjal i tillë i qëndrueshëm do të dekurajojë migrantët të kalojnë Detin Egje nga Turqia për në Greqi dhe pastaj të fillojnë udhëtimin në veri të Evropës”, ka thënë ajo.

“Kjo aleancë e arsyes, deri më tani, ka dhënë kontributin vendimtar në ruajtjen e stabilitetit dhe të rendit në Evropë”, ka shtuar Mikl-Leitner.

XS
SM
MD
LG