Ndërlidhjet

Irani zotohet se nuk do të heqë dorë nga raketat balistike


Ilustrim
Ilustrim

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit është zotuar se vendi i tij nuk do të ndalojë kurrë programin e raketave balistike.

Gjenerali i brigadës, Amir Ali Hajizadeh, i ka thënë televizionit shtetëror iranian se Garda Revolucionare “nuk i ka pranuar kurrë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për punën raketore të Iranit”.

Në dy ditët e kaluara, Irani ka testuar raketa balistike, të cilat kanë arritur caqe rreth 1,400 kilometra larg.

Të mërkurën, raktetat kanë pasur të shkruar në to frazën: “Izraeli duhet të zhduket”.

Shtetet e Bashkuara, në muajin janar, kanë vendosur sanksione të reja kundër Iranit për shkak të programit balistik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar provat e reja raketore të Iranit dhe ka thënë se do ta ngrejë këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

XS
SM
MD
LG