Ndërlidhjet

Zbulohen dokumente që identifikojnë 22,000 mbështetës të IS-it


Sky News ka thënë se i ka siguruar dokumentet nga një ish-anëtar i Shtetit Islamik.

Sky News ka thënë se i ka siguruar dokumentet nga një ish-anëtar i Shtetit Islamik.

Dokumentet që përmbajnë emrat, adresat numrat e telefonit dhe kontaktet e familjeve të 22,000 mbështetësve të Shtetit Islamik (IS) janë siguruar nga Sky News.

Shtëpia mediatike, me seli në Londër, ka thënë se i ka siguruar dokumentet nga një ish-anëtar i Shtetit Islamik, i cili raportohet se i ka vjedhur ato nga kreu i policisë së brendshme të grupit ekstremist.

Sky News ka thënë se dokumentet përfshijnë detaje të shtetasve nga së paku 51 vende.

Sky News po ashtu ka thënë se ka informuar autoritetet e inteligjencës.

Ministria e Brendshme apo e Jashtme Britanisë nuk ka bërë ende asnjë koment.

Kopjet e dokumenteve të siguruara nga Sky News tregojnë se rekrutët duhet të përgjigjen në 23 pyetje, përfshirë grupin e tyre të gjakut, emrin e mesëm të nënës, “nivelin e të kuptuarit të Sheriatit” dhe përvojën e mëparshme.

Dokumentet janë ruajtur në një kartë të memories nga një person i identifikuar si Abu Hamed, ish-luftëtar i Ushtrisë së Lirisë Siriane, që më pas ka dezertuar në Shtetin Islmik.

Më vonë, ai është zhgënjyer edhe me këtë grup, duke thënë se rregullat islame brenda grupit janë shembur.

XS
SM
MD
LG