Ndërlidhjet

Trump thotë se Islami e urren Perëndimin


Donald Trump
Donald Trump

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se beson se Islami e urren Perëndimin.

“Mendoj se Islami na urren neve. Ka një urrejtje të madhe, të pabesueshme ndaj nesh”, ka thënë Trump në një intervistë për televizionin CNN.

I pyetur nëse ai mendon se ka “luftë midis Perëndimit dhe Islamit radikal” ose “luftë midis Perëndimit dhe vetë Islamit”, Trump ka thënë:

“Është radikale, por është vështirë të definohet. Është vështirë të ndahet, sepse nuk e dini kush është kush”.

Kritikët thonë se retorika e Trumpit, si dhe thirrja e tij për të ndaluar përkohësisht myslimanët e huaj të hyjnë në SHBA, vetëm se do të përkeqësojnë problemet me myslimanë të moderuar.

XS
SM
MD
LG