Ndërlidhjet

Kryeministri Mustafa priti kryetarin e PD-së, Basha


Prishtinë, 10 mars 2016.

Prishtinë, 10 mars 2016.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në një kominikatë nga Zyra e Kryeministrit thuhet se dy zyrtarët kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në dy vendet, si dhe për bashkëpunimin midis tyre.

“Kryeministri Mustafa e falënderoi Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë faktorët institucionalë, politikë dhe shoqërorë të saj për përkrahjen dhe bashkëpunimin, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Basha, në anën tjetër, ka vlerësuar lart progresin e arritur në Kosovë.

XS
SM
MD
LG