Ndërlidhjet

Savchenko nis të konsumojë lëngje


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Pilotja e Ukrainës, Nadia Savchenko, e cila ndodhet në grevë urie për të protestuar ndaj ndalimit dhe gjykimit të saj në Rusi, ka nisur të konsumojë lëngje.

Avokati i saj, Mark Feigin, ka shkruar në rrjetin social Twitter se Savchenko ka ndërmarrë këtë veprim pas kërkesës nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Feigin i ka thënë agjencisë Interfax se ajo vazhdon të refuzojë ushqimet.

Savchenko thotë se është kapur në lindje të Ukrainës në vitin 2014, derisa ka qenë duke luftuar me një batalion vullnetarësh kundër separatistëve pro-rusë, dhe se më pas është dërguar ilegalisht në Rusi.

Ajo është akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Gjykata në qytetin rus të Donjeckut ka njoftuar të mërkurën se vendimi për rastin do të marrë dy ditë, nisur nga 21 marsi.

Savchenko ka thënë se nuk e njeh as gjykatën, as vendimin e saj.

Gjatë seancës dëgjimore më 9 mars, ajo ka qëndruar brenda kafazit për të pandehurit dhe ka ngritur gishtin e mesëm në drejtim të gjykatësit.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata që të dënojë Savchenkon me 23 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG