Ndërlidhjet

logo-print

Basha vlerëson rolin e Jahjagës si faktor i unitetit


Prishtinë, 10 mars 2016.

Prishtinë, 10 mars 2016.

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se Jahjaga ka njoftuar Bashën për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, si dhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë.

Jahjaga, me këtë rast, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces.

Mandati i presidentes Jahjaga përfundon muajin e ardhshëm.

Basha ka shprehur mirënjohje dhe mbështetje për, siç ka thënë, punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë.

Basha është pritur sot edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

XS
SM
MD
LG