Ndërlidhjet

Vojisllav Sheshel paraqitet në Beograd, e sfidon Hagën


Shesheli në Beograd, 10 mars 2016
Shesheli në Beograd, 10 mars 2016

Lideri nacionalist serb i vijës ekstremiste dhe i dyshuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, e ka sfiduar Tribunalin e Hagës, duke u paraqitur publikisht në Beograd.

I rrethuar nga përkrahësit e tij, ai mbante në duar flamujt e djegur të BE-së dhe NATO-s, në shkallët e një gjykate në kryeqytetin serb.

Shesheli, i cili ndodhet nën mbikëqyrjen e Tribunalit që nga viti 2003, ishte lejuar që të kthehej në Serbi në fund të vitit 2014, për t’u trajtuar nga kanceri.

Ai u paraqit më 10 mars para një seance dëgjimore në gjykatë, lidhur me ekstradimin e tij në Hagë, por, seanca është shtyrë, pa ndonjë vendim.

Sheshel ishte akuzuar për rekrutim të forcave paramilitare serbe në luftërat e viteve 90-të, në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ai ishte thirrur nga Tribunali i Krimeve të Luftës që të kthehej në Hagë për vendimin e 31 marsit, por ai është zotuar se nuk do të kthehet më kurrë atje.

XS
SM
MD
LG