Ndërlidhjet

Komandanti i IS-it i ka mbijetuar sulmit të SHBA-së


Omar Shishani

Omar Shishani

Një grup monitorues i luftës në Siri ka thënë se komandanti i lartë i të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) është plagosur rëndë, por nuk është vrarë në sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në verilindje të Sirisë.

Të martën, zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se Tarkhan Batirashvili, gjeorgjian i njohur edhe si Omar Shishani, ka gjasa të ketë vdekur në një sulm pranë qytetit Shadadi.

Por, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se ka informacione se ai është dërguar për trajtim në Raka.

Grupi militant Shteti Islamik nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me fatin e Shishanit.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për kapjen e tij.

XS
SM
MD
LG