Ndërlidhjet

Bullgaria i hap rrugë votimit të detyrueshëm


Ilustrim
Ilustrim

Parlamenti bullgar i ka hapur rrugë futjes së votimit të detyrueshëm në zgjedhje, duke e kaluar sot në lexim të parë një projektligj, për ta ndryshuar kodin zgjedhor.

Qeveria e krahut të djathtë beson se nëse bullgarët obligohen që të dalin e të votojnë, atëherë kjo gjë do t’i zvogëlojë mundësitë e mashtrimeve zgjedhore dhe njëkohësisht do ta rris legjitimitetin e institucioneve të këtij shteti ballkanik.

Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian, ka pasur pesë qeveri në më pak se tri vjet. Zgjedhjet e fundit nacionale, të vitit 2014, përjetuan shifrat më të ulëta të pjesëmarrjes në zgjedhje në 25 vitet e fundit, me vetëm 51 për qind pjesëmarrje në votime.

Projektligji që ka kaluar sot sanksionon personat që nuk votojnë, qoftë me dënim prej rreth 28 dollarësh, apo duke ua tërhequr përfitimet sociale për tre muaj.

XS
SM
MD
LG