Ndërlidhjet

BE u kërkon vendeve anëtare që të pranojnë refugjatë


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga vendet anëtare që të fillojnë të pranojnë nga 6000 refugjatë çdo muaj, nga Greqia dhe Italia, për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së migrantëve të Evropës.

Bashkimi Evropian kishte miratuar një skemë në shtator për të rilokuar 160 mijë refugjatë nga Greqia dhe Italia. Shtatë muaj më vonë, vetëm 900 njerëz kanë lëvizur për në shtete tjera.

Komisioneri evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos u ka thënë gazetarëve sot se shumë vende anëtare të bllokut ende nuk kanë ofruar që të pranojnë asnjë kërkues të azilit.

Ai tha se skema është çelësi i menaxhimit të fluksit të migrantëve.

“Nëse rilokimi nuk funksionon, atëherë i gjithë sistemi do të përmbytet”, ka paralajmëruar Dimitris Avramopoulos.

Ai shtoi se është optimist se qëllimi do të arrihet.

XS
SM
MD
LG