Ndërlidhjet

logo-print

Singapori sërish qyteti më i shtrenjtë në botë


Foto nga Arkivi - Singapori

Foto nga Arkivi - Singapori

Sipas një raporti të publikuar nga gazeta angleze “The Economist”, Singapori sërish është radhitur si qyteti më i shtrenjtë në botë.

Raporti thotë se shpenzimet nëpër botë kanë qenë shumë të paqëndrueshme.

The Economist gjithashtu e ka radhitur Singaporin si vendin me çmimet më të larta, bashkë me Zyrihun, Hong Kongun, Gjenevën dhe Parisin.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë janë radhitur Londra, respektivisht Nju Jorku.

Vendet më të lira për të jetuar, sipas raportit, janë Lusaka, kryeqytet i Zambisë, dhe Banglore e Mumbai në Indi.

Rënia e rublës ruse ka bërë që shpenzimet e jetesës në Moskë dhe Shën Petërsburg të zbresin për gati 40 % gjatë vitit të kaluar.

Raporti i “The Economist” tregon se India dhe Pakistani llogariten si 5 nga 10 qytetet më pak të shtrenjta në botë.

XS
SM
MD
LG