Ndërlidhjet

Obama: Qëndrimet e Trumpit nuk dallojnë prej atyre të republikanëve tjerë


Arkiv - Presidenti amerikan, Barack Obama
Arkiv - Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se qëndrimet e Donald Trumpit nuk janë aq të ndryshme nga ato të kandidatëve të tjerë republikanë për president të SHBA-ve, dhe se dallimi është se Trump është më provokues kur flet për to.

Këto komente Obama i bëri gjatë një konference të përbashkët për medie me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Obama tha se qëndrimet e Trumpit lidhur me temën e migracionit, e poashtu edhe çështjet e tjera, nuk dallojnë prej atyre të senatorit nga Teksasi, Ted Kruz, apo atij nga Florida, Marco Rubio.

Obama e ka quajtur garën republikane një “cirk”.

Ai tha se beson që demokratët po bëjnë punë të mirë në zgjidhjen e çështjeve në garën ndërmjet tyre.

XS
SM
MD
LG