Ndërlidhjet

Serbia shpall gjendje emergjente për shkak të vërshimeve


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Serbisë ka shpallur sot gjendje emergjente, nga frika se përhapja e vërshimeve mund të bëjë që mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre, pas disa ditëve me shi të rrëmbyeshëm, që pritet të vazhdojë edhe gjatë natës.

Autoritetet kanë evakuuar rreth 120 njerëz në jugperëndim të Serbisë, më herët këtë javë, pasi disa lumenj dolën nga shtretërit e tyre, duke përmbytur me qindra shtëpi dhe toka bujqësore.

Përmes një komunikate, qeveria serbe ka thënë se ka shpallur gjendje emergjente “si masë parandaluese për t’i lehtësuar dhe përshpejtuar veprimet e të gjitha trupave shtetërore”, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve dhe pronave.

XS
SM
MD
LG