Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina e gatshme të bëjë këmbim të burgosurish për piloten Savchenko


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka thënë se ai është i gatshëm të sigurojë lirimin e pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, përmes një këmbimi të burgosurish me Rusinë.

Gjykimi rus i Savchenkos, lidhur me pretendimet se ajo ka ndihmuar në vrasjen e dy gazetarëve rusë në vitin 2014, në lindje të Ukrainës, u përmbyll më 9 mars.

Ajo i ka refuzuar akuzat dhe ndodhet në grevë urie që nga 3 marsi, në shenjë proteste për burgosjen e saj.

“Nëse pyetem unë nëse një këmbim i tillë është i mundur, unë do të them ‘po’, për herë të parë, duke e përdorur të drejtën time kushtetuese”, ka thënë Poroshenko në Ankara, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka shtuar se Rusia ende nuk ka dalë me ndonjë “iniciativë të kënaqshme”, për një ndërrim të tillë.

XS
SM
MD
LG