Ndërlidhjet

SHBA e gatshme ta fajësojë Iranin për një sulm kibernetik


Ilustrim
Ilustrim

Mediet në SHBA kanë raportuar se administrata e Obamas publikisht do t’i fajësojë hakerët iranianë për një sulm kibernetik ndaj një dige të vogël në shtetin e Nju Jorkut, në vitin 2013.

Departamenti i Drejtësisë e ka bërë gati një padi kundër hakerëve dhe një njoftim publik mund të vijë gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar agjencia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët amerikanë besojnë se hakerët kanë fituar qasje në disa sisteme nëpër zyra, por jo në sistemin operativ të Digës në Bowman Avenue, që ndodhet 30 milje në veri të qytetit të Nju Jorkut.

Sulmi nuk është konsideruar aq i sofistikuar, por thuhet se “ne marrim seriozisht çdo aktivitet keqdashës në hapsirën kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

XS
SM
MD
LG