Ndërlidhjet

Rusia dhe Irani do të diskutojnë për ngrirjen e prodhimit të naftës


Ilustrim
Ilustrim

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak do të takohet me ministrin iranian të Naftës, Bijan Zanganeh, më 14 mars në Teheran, për të diskutuar rreth mënyrave se si një ngrirje e prodhimit të naftës do të mund të zbatohej në Iran, njoftojnë zyrtarët.

Teherani e ka refuzuar një propozim të Rusisë dhe Arabisë Saudite që ta ngrijë prodhimin në nivelet e janarit, duke argumentuar se prodhimi i tij është ulur artificialisht nga sanksionet ekonomike ndërkombëtare, të cilat në janar ende nuk u patën tërhequr.

Sidoqoftë, burime të OPEC-ut i kanë thënë Reuters se Irani mund të tregojë gatishmëri që ta ngrijë prodhimin në rreth 4 milionë fuçi në ditë, nivel ky që mbahej para vënies së sanksioneve.

Prodhimi aktual i Iranit është rreth 3 milionë fuçi në ditë.

XS
SM
MD
LG